Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Sterilizimin dhe Check Up.
PS ka kërkuar marrjen e dëshmive të fundit, ku pritej mbyllja e komisionit hetimor ditën e nesërme me dëshminë e ish ministrit Ilir Beqja, Vokshi u shpreh kundër duke kërkuar zbatimin e rregullores.
“Zbatoni rregulloren, Kushtetutën, ligjin për Komisionet Hetimore. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin, lista e dëshmitarëve e paezauruar. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit. Të jetë edhe Edi Rama në këtë komision. Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. A do e bëjmë së bashku këtë Komision apo do e bëni me hanin me dy porta të Surrelit dhe do ruani hallin e Edi Ramës. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”., tha Vokshi.