-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet izraelite në Gazë, humbin jetën 84 persona

Kryesoret

Nga sulmet izraelite në rripin e Gazës kanë humbur jetën rreth 84 palestinezë, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në 42. 603 tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Ministria tha në një deklaratë që rreth 99 795 janë plagosur në sulmet në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 84 persona dhe plagosën 158 të tjerë në tri masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit