Një 55-vjeçar nga Berati, identifikuar si SH.A., është kapur teksa transportonte 32 kuti ilaçesh pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj tij për këtë veprimtari të paligjshme.