Në mesnatë një aksident ka ndodhur në Lushnjë, ku dy makina kanë përfunduar brenda një lokali në zonën e Plugut, në periferi të qytetit.
Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen”, me targa AA568XI, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz”, i parkuara para lokalit. Si pasojë të dy makinat kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht.
Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.