Kryetari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, shprehu pritshmëritë që përfaqësuesit e Republikës Srpska të ndihmojnë në heqjen e vizave për Kosovën.
Beqiroviq komentoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se qytetarët e Bosnjës do të mund të hyjnë në Kosovë me letërnjoftim nga 1 janari 2025.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, duke pasur parasysh që Kosova ende nuk ka mundësi të hyjë pa vizë në Bosnje për shkak të kundërshtimit nga Republika Srpska.