Fadil Geci, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë një deklaratë të fortë në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke akuzuar Hashim Thaçin si një njeri të rrezikshëm.
Kjo është një pjesë e dëshmisë së Fadil Gecit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai flet për Hashim Thaçin dhe për një moment kur ish-presidenti i puthi dorën. Avokati mbrojtës i Thaçit e pyeti Gecin nëse e sheh këtë si një shenjë armiqësie.
“Është njeri i rrezikshëm Hashim Thaçi], se kur mendon që është në rrezik tëra i bënë. Edhe burri që ta puth dorën ai katastrofë është për ata, për shokë të vet por edhe për shoqëri është katastrofë me i lënë diçka në dorë.”
Ai rikthehet në deklaratën 59 dhe thekson se i ka kërkuar llogari Hashim Thaçit, të cilin e akuzon për hartimin e një dokumenti që dëmtoi familjen e tij, por thotë se nuk ka marrë kurrë një përgjigje nga ai.
“Nuk e ka dhënë përgjigjen se ka menduar Jasharët i likuiduan, ky njerëzit e vdekur i ka dashur dhe i ka përmendur e jo të gjallët. E ne jemi të gjallët, ka menduar edhe neve të na likuidojë”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së.
Avokati Luko Mishetiç e pyet nëse i qëndron deklaratës se disa persona në sallë janë gëzuar kur kanë vdekur anëtarë të familjes Jashari.
“Mbasi është vdek Ademi është i mirë e nuk mund të flet, a në realitet kur janë vdek janë gëzuar. Këta nuk e besojnë po popullata le të dinë. Kur janë vdek familja Jashari disa, jo tanë, kërkoj falje se disa këtu e dinë se për cilët po them jo, janë gëzuar se janë vdekur se na ka mbet ne me u merr dhe familja Geci ishte pengesë, isha unë dhe neve na etiketuan.”