-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme i mbyll derën e burgut ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kërkesa e avokatëve për një masë më të butë, pra lirimin nga qelia nuk është pranuar.

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK pasditen e së dielës.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri.

Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Një tjetër akuzë ndaj tij është edhe nxjerrja e sekretit hetimor. Për këtë, ai ka bashkëpunuar me Ahmet Mashën.

Ata kanë dekonspiruar të paktën 7 operacione te policisë për arrestimin e disa të kërkuarve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit