-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘I madhi, shefi dhe Mona’! Hapet dosja e SPAK-ut për Metën, si qarkulluan milionat?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja që çoi pas hekurave Ilir Metën dhe që la në detyrim paraqitje Monika Kryemadhin. Gjithashtu në arrest shtëpie është edhe Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së Erisa Xhixho.

Por për cfarë akuzohet? Sipas SPAK-ut, Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku.

Përfitimet sipas SPAK-ut konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerikë dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gjyqësore të Britanisë së Madhe, sipas SPAK-ut.

Sipas SPAK-ut, Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar kryetarin e AKEP, Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë X si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “I madhi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit