Një 49-vjeçar u arrestua në fshatin Miçan të Përmetit, pasi u kap në flagrancë duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar.
Operacioni policor, i koduar “Miçan”, përfundoi pas katër muajsh hetimesh proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës.
Gjatë operacionit, u asgjësuan 43 bimë narkotike përmes djegies, dhe materialet procedurale u kaluan për veprime të mëtejshme në Prokurori.