Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka bërë thirrje për një protestë masive më 25 tetor në orën 11:00, përballë selisë së 5D dhe Inceneratorit të Tiranës. Ai e ka cilësuar situatën si një “skene të madhe të krimit dhe korrupsionit,” duke akuzuar se Tirana vidhet me 80,000 euro në ditë nga pronari i inceneratorit.
Këlliçi ka kritikuar SPAK-un për mosveprim ndaj kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, dhe ka shprehur shqetësimin se mund të ndodhin arrestime të tjera të figurave opozitare pas arrestimit të Ilir Metës. Ai u bën thirrje shqiptarëve të reagojnë përpara se të jetë vonë.
POSTIMI I PLOTË:
Të premte, datë 25 tetor, ora 11:00, takohemi në protestën e 30 para skenës më të madhe të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, para selisë së 5D dhe Inceneratorit Tiranë.
Ndërkohë që Tirana vidhet 80.000 euro në ditë nga pronari faktik i inceneratorit Tiranë, SPAK jo vetëm që nuk guxon të zbatojë ligjin dhe të çojë hajdutin Erion Veliaj prapa hekurave, por me standardin e vendosur dje në ndalimin e Ilir Metës, nuk është çudi që së shpejti të akuzojnë Berishën, Metën dhe cilindo opozitar tjetër, për korrupsionin dhe vjedhjet e Edi Ramës & Erion Veliajt!
Shqiptar mos rri, por duku! Mos prisni që t’ju vijë rradha, se kur të vijë ajo ditë, në Shqipëri nuk do ketë mbetur kush për ta ngritur zërin për ju!
Reagoni para se të jetë vonë dhe për ju!
O sot, o kurrë