Monika Kryemadhi: Jam shumë kurioze nëse do i nxjerrin ato mesazhet që kam unë me Endri Fugën, Edi Ramën, Taulant Ballën, Mimi Kodhelin. Komunikimi im me Metën është prej 7 muajsh zero, me përjashtim kur me erdhi cështja e divorcit në shtëpi. Nuk kam më komunikim me të. Në këtë cështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes. Ai ka objektivat e veta dhe shumë mirë ka. Në parantezë, masa e arrestit për Ilir Metën që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin duke pasur parasysh që për gjëra të cilat dyshojnë tek unë duan t’ja vendosin Metës që nuk kanë lidhje fare. Nuk do ta vizitoj Metën. Edhe sikur të dua unë, nuk pranon ai.