Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi.
“SPAK-ut, policisë, apo mediave të lidhura me qeverinë apo inceneratorin dhe Erion Veliajn. Nuk kisha ndërmend ta bëja këtë komunikim me mediat. Pasi kam marrë dje materialin nga gjykata, 167 faqe, duhet që ta lexoja, nuk mund të them se isha shumë e qetë, sepse do të gënjeja por duke e parë me atë % të asimilimit për të kuptuar se cfarë ndodhte. Të gjitha pyetjet që më janë bërë në SPAK kanë pasur lidhje me kallëzimet që kanë bërë jashtëqitjet e Erion Veliajt.
Por e kam respektuar si institucion. E kam njoftuar dhe dërguar prokurorit mbi 5 mijë faqe të vërtetura me një ekspertizë financiare që nga 1995, të mamasë sime dhe gjithë familjarëve të mi. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe. Ky është një proced politik që ka ardhur pas denoncimit tim për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Indinjata ime erdhi dje pas deklaratës së SPAK-ut ku kam menduar se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti refraktar, ata do të ishin shumë korrekt në marrëdhënie me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Janë thirrur dhe rrëmbyer nëpër aeroporte, janë zhveshur, janë intimiduar dhe u është kërkuar që të bëjnë dëshmi të rreme. Por për hir të sekretit hetimor nuk kemi folur. Ndihem shumë e fyer, kur SPAK gënjen dhe thotë 106 mijë euro operacione. Në moshën 6 vjeç fëmija im është shtruar dhe mjekët i kanë thënë që ke edhe një javë jetë nëse nuk ndërhyhet. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion dhe e kam paguar unë. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet, asnjë shishe ujë.
Edhe sot ta pyesësh sa kushton një shishe ujë në dyqan nuk e di. Kam paguar unë dritat, ujin dhe shkollën e fëmijëve. Kam qenë unë ajo që kam marrë edhe rrogën e Metës, i cili merrej me politikën e madhe, liberalizimin e vizave, integrimin. A e ka paguar Rama operacionin e fëmijës së vet kur e ka pasur me kancer, a e ka deklaruar Rama, a do të bëjë hetim Dumani dhe Sotir Kllapi për hetimin e shërimit? Nxjerr SPAK-u faturën e heqjes së mitrës që ishte me kancer. Nuk kam bërë operacion plastik. Pafytyrësia më e madhe e asaj deklarate dje është se është politike” tha ajo.