Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kaluar mbrëmjen e djeshme natën e parë në qelitë e bllokut të sigurisë tek Mina Peza. Mbrëmjen e djeshme ka shkuar avokati Genc Gjokutaj dhe djali i tij Besarti për ti dërguar ujë dhe ushqime.
Meta pret që ditën e nesërme të dalë para GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë. Më pas ai do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.
Ndërkohë sot Metën pritet që ta takojnë sërish avokati dhe familjarë të tij.