Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Robert Wood, përfaqësuesin alternativ të SHBA-së për çështjet politike në Kombet e Bashkuara.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani theksoi se takimi ishte përmbajtjesor dhe produktiv, ku diskutuan për sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e bashkërendimit për paqe dhe siguri në rajon.
”Në takim me Ambasadorin Robert Ëood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani.