-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj në Sarajevë: Të Intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Sarajevë me Kryesuesin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, si dhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës. Bisedimet u përqendruan në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin në rajon, si dhe integrimin evropian.

Begaj theksoi mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga takimi që zhvilluam jam i bindur se marrëdhëniet tona tradicionalisht miqësore dhe bashkëpunimi ekzistues do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, – deklaroi Presidenti i Republikës

Ai gjithashtu diskutoi për nevojën e njohjes së dokumenteve të Kosovës dhe avancimin e projekteve infrastrukturore.

“Do të vlerësonim angazhimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, – u shpreh Presidenti i Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit