-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qytetarja me probleme ekonomike tenton të vetëdigjet/ Hysaj: Edhe sa do duroj ky popull

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një qytetare për shkak të problemeve financiare ka tentuar që të vetëdigjet. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar në rrjetin e saj social në lidhje me këtë ngjarje.

Hysaj shprehet se ky akt i ndodhur ishte ulëritës, shokues dhe tronditës.

“Ku skamja është aq e tmerrshme sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje e 1000 problemeve të saj. Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi”! Këto janë vargjet e Migjeni që për fatkeqësinë e Shqipërisë sot vazhdon të mbetet më aktual se kurrë. Edhe sa do duroj ky popull? Sa darka tek “Nusreti” do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një I tillë? A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të popullit? Apo këta duhet të jenë gërryesit e ekzistencës se ç’do qënie ekzistente në këtë Shqipëri plotë halle e trauma, ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës se bukës”, shkruan Hysaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit