Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 39-vjeçar, i cili, ndonëse me aftësi të kufizuara dhe në karrige me rrota, merrej me trafik droge.
Ai u kap përpara një farmacie dhe pas kontrollit, iu gjetën 20 doza me mbi 65 gramë kokainë dhe 1325 euro.
Shtetasi ishte në arrest shtëpie dhe tani është akuzuar për posedim me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike, ndërsa autoritetet kanë vendosur një masë sigurie për të.