Hezbollahu ka fshehura qindra miliona dollarë dhe ar në një bunker të ndërtuar nën një spital në Bejrut, ka thënë ushtria izraelite të hënën, duke shtuar se s’do ta godasë objektin ndërsa vazhdon sulme ndaj aktiviteteve financiare të grupit kriminal, ka raportuar Reuters.
Fadl Alameh, ligjvënës libanez, ka deklaruar se Izraeli po bën pretendime të rreme, duke i bërë thirrje ushtrisë libaneze ta vizitojë spitalin për të parë se ka vetëm dhoma operacioni, pacientë dhe një morg.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka deklaruar se ish-udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, që Izraeli e vrau muajin e kaluar, kishte ndërtuar bunkerin e projektuar për qëndrim të gjatë.
“Ka qindra miliona dollarë para dhe ar brenda bunkerit. Unë po i bëj thirrje qeverisë libaneze, autoriteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të mos lejojnë Hezbollahun t’i përdorë paratë për terror dhe për të sulmuar Izraelin”, ka thënë Hagari.