-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Arrestimi i Metës akt terrorist, dhuna e ushtruar nuk do të amnistohet

Kryesoret

Erisa Xhixho, deputete e Partisë së Lirisë, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar si një “akt terrorist” që reflekton bashkëpunimin e qeverisë me bandat kriminale. Ajo theksoi se dhuna e ushtruar ndaj Metës është një shenjë e qartë e transformimit të Shqipërisë në një shtet policor, ku drejtësia është në shërbim të politikës.

Xhixho dënoi ashpër metodat e përdorura nga policia dhe kërkoi që ata që janë përgjegjës për këtë incident të përballen me ligjin.

Reagimi i plotë:

Terroristët e Edi Ramës, që rrëmbyen dje ish-presidentin e republikës në mes të ditës, njësoj si bandat kriminale me të cilat bashkëpunon ngushtë qeveria, kanë të gjithë emër dhe fytyrë.
Dhuna e ushtruar dje, të cilën e panë të gjithë shqiptarët, nuk do të amnistohet.
Anëtarëve të kësaj skuadre terroriste, që të fshehur pas maskave ekzekutuan urdhrat e kryeministrit dhe pseudodrejtësisë së vënë në shërbim të tij, do t’u jepet ndëshkimi i duhur!

Ky akt terrorist ndaj një individi që ka ushtruar funksionet më të larta publike në Shqipëri prej 30 vitesh, duke mos iu shmangur në asnjë moment përgjegjësive dhe drejtësisë, tregoi edhe njëherë se kemi shtet policor dhe jo ligjor.
Reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili mbron këta banditë me uniformë e maska në fytyrë që guxojnë të godasin Presidentin e Partisë së Lirisë është i turpshëm dhe kjo ngjarje e rëndë turpëron Shqipërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit