Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në një mobileri në lagjen Daniel Matlia në Shkodër.
Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht teksa po punohej për izolimin e mobilerisë së I.K. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë grupi hetimort po heton për të përcaktuar shkakun e zjarrit.