Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në lagjen nr.1 në Sarandë.
52-vjeçarja me iniciale V.Sh., drejtuese e makinës tip “Citroen” ka aksidentuar këmbësorin N.B., 64 vjeç. Si pasojë 64-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.