-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi replikë Ramës: Ne bëjmë tango me interesin publik, ti me krimin

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës para Parlamentit Europian. Rama, gjatë një konference me presidenten e Komisionit Europian, tha se “duhen dy për një tango” dhe se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Bardhi i është përgjigjur duke theksuar se opozita ka vendosur të “bëjë tango me interesin publik” për të përfaqësuar vlerat europiane dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai akuzoi Ramën se po bashkëpunon me figura të dyshimta si Altin Hajri dhe Avdylaj, duke i përmendur si ato që ndikojnë në listat e kandidatëve për zgjedhje.

Reagimi i Bardhit

Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar.

Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën.

E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe garanton mirëqenien e tyre.

Opozita proteston në Strasburg/ Rama: Duhen dy për një tango! Ne do të vazhdojmë me detyrat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit