Bashkia e Tiranës organizoi sot një short publik për shpërndarjen e apartamenteve dhe hapësirave të bizneseve në zonën e “5 Majit”.
31 familje dhe biznese të shpronësuara morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit gjatë këtij eventi, i zhvilluar pranë shkollës “Ardian Klosi”.
Shorti u organizua sipas rregullores për procedurat e përzgjedhjes, në kuadër të procesit të rindërtimit dhe sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.