-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet Ursula von der Leyen: Negociatat bazohen në merita, nuk ka lidhje me kampin në Gjadër

Kryesoret

Gjatë një konference të përbashkët në Tiranë, gazetarët i drejtuan një pyetje presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar sqarime nëse vendimi për procesin e anëtarësimit kishte të bënte me lëvizjet politike në kampin Gjader dhe përfitimet që mund të rrjedhin nga kjo.

Në të njëjtën kohë, ata e pyetën kryeministrin Edi Rama për kritikët që e perceptojnë reformimin si të ngadalshëm. Von der Leyen theksoi rëndësinë e meritave në këtë proces, ndërsa Rama mbrojti reformat si të nxituara dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të avancuar në rrugën e integrimit evropian.

Ursula von der Leyen: Përgjigjja e shkurtër është qartësisht jo. Procesi për t’u bërë shtet anëtar ose për të hapur negociatat bazohet në meritat e çdo vendi. Komisioni do të nxjerrë një raport për situatën në atë vend, dhe do të shihni që rezultatet e Shqipërisë janë të shkëlqyera. Ne po monitorojmë zhvillimet por kjo është një marrëveshje dypalëshe, nuk bëjmë komente por monitorojmë zhvillimet.

Edi Rama: Të them të drejtat, reformat tona janë të nxituara, por nuk kam dëgjuar të thuhet që ato janë të ngadalta. Lajmi i mirë për shqiptarët është se Shqipëria nuk është një ishull i shkëputur nga bota, as një kontinent që ka bërë ndonjë zgjedhje që e lejon të qëndrojë jashtë Evropës, por një vend që po ndërton marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, duke ecur krah për krah me aleatët e saj strategjikë. Në fund të ditës, ne dëgjojmë vlerësimet dhe rekomandimet e tyre dhe vazhdojmë të ecim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Nëse në politikën e brendshme ka opinione të ndryshme, është pjesë e opinionit të lirë. Nëse këto ndikojnë në reformat, problemi nuk është i imi, as i shqiptarëve, as i BE-së, as i të tjerëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit