-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Arrestimi i Metës? KE: No coment, por jeni shkëlqyer! Rama: I takon drejtësisë

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama nuk kanë pranuar që të komentojnë arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

“Nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore, ne bashkëpunojmë me Shqipërinë për reformën gjyqësore por kjo nuk ka të bëje me raste individuale.

Këtu kemi shembull të shkëlqyer, gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin kështu mund të hapim të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm” tha zyrtarja e lartë e KE-së.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo çështje i takon drejtësisë. “Ju e dini përgjigjen, unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo prani të miqve të huaj por edhe për faktin që prej faktit që kemi nisur reformën në drejtësi dhe ka nisur të zbatohet, as unë dhe as forca që udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë.

Kur ndodh që çështjet të përmbyllen mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet ndonjë koment si në rastin e fenomeneve sikur është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit