Disa studentë të universitetit paralel në veri të Mitrovicës protestuan sot në heshtje, me gojët të mbyllura me ngjitës. Protesta, e cila nuk ishte paralajmëruar, filloi në orën 12:44, dhe arsyet e saj mbeten të paqarta.
Sipas mediumit lokal “KoSSev”, studentët u mblodhën në mensën e studentëve dhe refuzuan të flasin me mediat, duke përsëritur thirrjen “Ne heshtim”. Gjatë protestës, ata ngritën indekset që i kishin në duar çdo herë që panë ndonjë pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Protestuesit duke ecur në shëtitoren e qytetit, u ndalën për pak çaste dhe pastaj u kthyen në konviktet e studentëve, duke u përshëndetur nga kafenetë lokale. Pas kësaj, ata kaluan pranë komisariatit të policisë, por nuk u ndalën.