-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i lënë në burg, Blushi: Vendim i neveritshëm dhe rënie e shtetit ligjor

Kryesoret

Tedi Blushi e cilësoi vendimin e GJKKO për të lënë në burg Ilir Metën si “të neveritshëm dhe të papranueshëm.”

Ai akuzoi gjykatën si politike dhe të ndikuar nga mafia ndërkombëtare, duke theksuar se ky veprim tregon rënien e shtetit ligjor në Shqipëri dhe kapjen e drejtësisë nga pushteti.

Blushi përmendi se ky vendim është një agresion ndaj opozitës dhe demokracisë.

“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare kundër opozitës,  për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.

Ky vendim i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rëshqitjene Shqipërisë në diktatorë, ëshë vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit