-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Një javë më parë Rama falënderonte Putinin për integrimin, ka probleme të thella politike!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi Edi Ramën pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e akuzuar atë për falenderimin e Putinit për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Berisha tha se Rama ka “probleme të thella politike dhe psiqike” dhe se pretendimi se Putini ka ndihmuar në afrim me BE-në është absurd. Ai e krahasoi Shqipërinë me vende me regjime autoritare dhe akuzoi qeverinë për dhunë ndaj opozitës. Berisha përshëndeti deputetët e burgosur, duke theksuar qëllimin e qeverisë për të eliminuar opozitën.

Berisha: Përshëndes deputetin Ervin Salianji, në qelitë e burgjeve të diktaturës, aty ku është. Përshëndes kryetarin e PL-së, Ilir Meta në qelitë e burgjeve të diktaturës. Shqipëria sot ngjet me Ugandën e Mushevinit, ngjet me Tunizinë e Sajedit, me Bjellorusinë e Llukashenkos. Vendi përjeton një dhunë e terror të paparë, në asnjë vend tjetër të Europës, kundër opozitës, me qëllimin e vetëm për një Shqipëri pa opozitë, apo një Shqipëri fasadë opozitë. Sot ishte për një vizitë Presidentja e KE.

Sot Edi Rama falënderoi për mbështetjen që ajo dhe KE ka dhënë në integrimin e Shqipërisë në BE. Ata kanë meritën e tyre të pamohueshme, por mos harroni që një javë më parë, Edi Rama nuk falenderoi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por falënderoi diktatorin Putin. Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se vendet e Ballkani Perëndimor duhet t’ja dinë për nder Putinit.

Cilido që mendon se e kishte me shaka, do ju them këtu se Edi Rama me këtë shaka dëshmoi se ai ka probleme të thella politike dhe psiqike. Desh të thoshte me këtë se në rast se Putini nuk do sulmonte Ukrainën, ju BE, s’do afronit Ballkanin Perëndimor. Duke mashtruar në këtë mënyrë amorale.

BE për Ballkanin perëndimor ka shpenzuar miliarda, që këto vende të ecin në rrugën e integrimit të BE. Të pretendosh se ishte Putini ai i detyroi udhëheqjen perëndimore të BE për të afruar vendet e rajon, nuk je gjë tjetër vetëm bastard, që nuk meriton gjë tjetër, veç se largimin e përhershëm nga pushteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit