Komisioni Rregullator ka miratuar rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit, duke hapur procesin e hartimit të listës së tyre. Rregullorja e miratuar parashikon që regjistrimi do të bëhet përmes një platforme elektronike të krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pa pagesë, për të lehtësuar qytetarët.
Kërkesat për regjistrim do të shqyrtohen në përputhje me rregullat e përcaktuara, ndërsa do të sigurohet transparencë në procesin e regjistrimit, duke përfshirë monitorimin nga partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile.
Procesi i çregjistrimit dhe regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të përfundojë 60 ditë para zgjedhjeve, kur KQZ do të miratojë listën përfundimtare të zgjedhësve të diasporës.