-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD informon Komisionerin Várhelyi: Rikthim në shtetin ligjor jetik për Shqipërinë

Kryesoret

Gjatë një proteste në Parlamentin Evropian, deputetët e Partisë Demokratike u takuan me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, për t’i dhënë informacion mbi situatën politike në Shqipëri. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se integrimi europian është një aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, pavarësisht pengesave.

Bardhi shprehu se Shqipëria ka nevojë të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, duke mos përndjekur opozitën dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai nënvizoi se vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej një e ardhme europiane e shpejtë dhe të sigurt për vendin.

Reagimi i Bardhit

Në Parlamentin Europian, ishte për raportim edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin z. Olivér Várhelyi, të cilin patëm mundësi ta informojmë shkurtimisht për arsyet e vizitës tonë në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit