Mjeku imazherist Pëllumb Hysko është ndaluar nga Policia e Tiranës, pas dyshimeve për veprat penale të “ngacmimit seksual” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Ky veprim erdhi pas publikimit të pamjeve në një emision investigativ.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan Hyskon, 58 vjeç, duke u mbështetur në nenet 248 dhe 108/a të Kodit Penal.
Përveç tij, policia ka proceduar edhe shtetasin A. Z., 51 vjeç, në gjendje të lirë, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Denoncimi, pezullohet nga detyra mjeku që i kërkoi seks pacientes