Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ndodhet në protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.
Sula shprehet se ndodhet aty për ti treguar ndërkombëtarëve që realiteti nuk është ashtu sic e paraqet kryeministri Edi Rama.
“Dhunimi i të drejtave duke filluar në Parlamentin e Shqipërisë ku opozitës nuk i jepet asnjë e drejtë. U gris vendimi i GJK, do të thotë që është grisur kushtetuta. Kërkojnë eliminimin total të opozitës. Të gjitha deputetët e opozitës janë jashtë parlamentit dhe kjo është një arrogance e qeverisë dhe zotit Rama”, tha Sula.