-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ursula von der Leyen në Kolegjin e Europës: Tirana është pararoja e integrimit europian

Kryesoret

Në një fjalim në Kolegjin Europian në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se Tirana përfaqëson një pikë kyçe për integrimin europian. Ajo u drejtua studentëve, duke i cilësuar ata si udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme.

Von der Leyen nënvizoi rëndësinë historike të momentit për Europën, duke theksuar se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë kanë hyrë në një fazë të re.

“Jemi në një moment historik të Europës, dhe sërish familja jonë për përgatitet për ribashkimin e saj, ku do të bëhen bashkë të gjithë popujt që jetojnë ndërmjet detit të zi dhe atij Adriatik. Javën e shkuar, negociatat e Shqipërisë për anëtarësim kanë hyrë në një fazë të re. Hapëm grup kapitujt e çështjeve themelore dhe nëse bëjmë punë të mirë, të gjithë grup kapitujt mund të hapen brenda vitet të ardhshëm.

Tirana është pararoja e integrimit europian dhe ju të dashur studentë jeni udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme. Kjo ka për të qenë një dritare për të ardhmen tuaj”, tha presidentja e KE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit