Në ceremoninë e hapjes së Kolegjit Evropian në Tiranë, Ursula von der Leyen theksoi se jemi në një moment historik për Europën dhe se askush nuk mund të ndalë ndryshimet që po ndodhin, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ajo paralajmëroi gjithashtu për rreziqet e nacionalizmit dhe autoritarizmit, duke përmendur situatat në Moldavi dhe Ukrainë.
“Të gjithë grup kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm dhe kjo ëhstë fantastike”, tha Presidentja e KE-së.
Von der Leyen theksoi nevojën për të avancuar në procesin e integrimit, duke e lidhur atë me meritat e çdo vendi.
“Këtu me Shqipërinë kemi një një shembull të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shpejt dhe në rast se gjërat ecin siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.
Pra është një plan ambicioz. Do të ketë nevojë për shumë punë. Ndaj është e arsyeshme të mos kemi një datë të saktë, por që duhet bërë e gjithë puna për tu bërë shtet anëtar dhe ky proces varet nga merita e çdo vendi”, tha ajo.