-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Metës, Shabani: Moment i artë për partitë e reja opozitare

Kryesoret

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani mbështet aksionet e fundit të SPAK-ut që kulmuan me arrestimin e Ilir Metës. Pas publikimit të dosjes së Prokurorisë kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku një prej akuzave ishte shpërblimi me vilë nga një biznesmen në këmbim të ndërhyrjeve ligjore në favor të tij, “Nisma Thurje” kërkon shfuqizimin e këtij ligji.

“Ky është një moment i artë për opozitën shqiptare, për partitë e reja opozitare, po edhe për shoqërinë shqiptare që të riorganizohet, rimobilizohet, sepse ne jemi shumicë. Këto njerëz nuk duan hajdutë në krye që e kanë hallin te burgu vetë.

I bëjmë thirrje deputetëve që s’e kanë shitur as votën as dinjitetin, të paktën duan t’i heqin njollën këtij Kuvendi. Duhet anuluar ky ligj, por gjithashtu të anulohen dhe 5 ligje të tjera me porosi: ligji për lojërat e fatit, ligji për TVSH, ligji për teatrin dhe investimet strategjike”, u shpreh Shabani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit