Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka arritur të përfshihet në formacionin e javës në Championsin e Azisë pas një performance të jashtëzakonshme.
Ai shënoi dy gola brenda gjashtë minutave në ndeshjen mes Guangju dhe Johor, duke kontribuar gjithashtu me një asist në fund të sfidës.
Skuadra e Guangju e fitoi ndeshjen 3-1, falë meritat e Asanit, i cili tani ka arritur në totalin prej gjashtë golash këtë sezon, vetëm në raundin e tretë.
29-vjeçari ka treguar një rikthim të fuqishëm pas ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare.