-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i Malkos, flet Duka: Nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinajn

Kryesoret

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi për Leonard Dukën i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos. Duke mohuar perfshirjen e tij në ngjarjen e ndodhur në gusht të 2019,ai ka treguar se nuk ka asnjë konflikt me Ervis Martinajn.

“Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokal te biznesi im, në orën 10 mbylla lokalin, duke ikur për në shtëpi më shoqëroi policia. Si çdo ditë tjetër kemi ngrëne drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.

Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë policia dhe shkuam në polici. Ku e dija unë kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu.

Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të.
Unë kam pasur bizneset e mia, ai të vetat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit