Lille fitoi mbrëmë përballë Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve me rezultatin 3-1, ku Edon Zhegrova shënoi golin e barazimit.
Sulmuesi anësor i Kosovës shënoi një super gol me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa pas ndeshjes festa ishte e gjitha për të.
— LOSC (@losclive) October 23, 2024
Ai i dhuroi fanellën një vogëlushi që ishte në tribunë, por nga ai mori flamurin kombëtar dhe një plis.
Festa me simbolet kombëtare vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, ku shihej Zhegrova me lojtarët e tjerë duke bërë edhe shqiponjën.