Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një hotel në qendër të Shkodrës, ku është gjetur e pajetë shtetasja M. A., 58 vjeçe, nga Malajzia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur trupi i saj u gjet në tualetin e hotelit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja ka pësuar një arrest kardiak. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Policia njoftoi se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar detajet e ngjarjes dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm lidhur me rastin.