Sot rreth orës 15:30 në fshatin Gjormë, Kurbin raportohet të ketë ndodhur një ngjarje e rëndë. Policia e Kurbinit ka njoftuar se një 30-vjeçar me iniciale A.H dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri automatik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 30-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.