-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thërret Kryesinë e PS-së pas ndryshimeve në qeveri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar caktimin e datës së Asamblesë së PS-së. Ky takim vjen pas ndryshimeve të mëdha në qeveri, të cilat përfshijnë shkarkimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për abuzime me tenderat dhe ndodhet në duar të SPAK.

Ndryshimet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar përfshijnë emërimin e Albana Koçiut si zv.kryeministre, ndërsa Enea Karakaçi do të zëvendësojë Ballukun në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Elisa Spiropali do të zëvendësohet nga Ferit Hoxha si ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Toni Gogu merr Ministrinë e Drejtësisë.

Po ashtu, Erjona Ismaili do të udhëheqë Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa Pirro Vengu do të zëvendësohet në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ermal Nufi, i cili ka pasur një karrierë të gjatë në administratën shtetërore.

Pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, emërimet dhe shkarkimet do të kalojnë për votim në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit