Policia e Tiranës ka njoftuar se po heton një rast shqetësues në një shkollë 9-vjeçare, ku një mësuese raportoi për një çamçakëz që shkaktonte gjendje përgjumjeje te fëmijët që e konsumonin.
Pas publikimit të lajmit, autoritetet kanë kontaktuar drejtorët dhe stafet e të gjitha shkollave në Tiranë për të verifikuar situatën. Policia u bën thirrje qytetarëve të njoftojnë menjëherë nëse hasin në këtë lloj çamçakëzi.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.