-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë jashtë

Kryesoret

Ministria e Brendshme njofton se duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.

Nisma ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.

“Ministria e Brendshme, përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, e të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme.

Ftojmë gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion e për të kryer aplikimet për Letërnjoftim elektronik!”, njofton MPB.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit