Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali në një deklaratë për mediat, ka komentua raportin e World Justice Project që e rendit Shqipërinë më poshtë se Vietnami, për ligjin dhe drejtësinë.
“Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. Këtë konstatoi në raportin e publikuar dje, World Justice Project, autoriteti më i besueshëm ndërkombëtar që bën matjen e sundimit të ligjit në 142 vende të botës.
Shqipëria renditet në vendin e 106 për kufizimin e pushtetit të qeverisë, ndërsa Vietnami renditet me 8 pikë më mirë se ne, në vendin e 95!! Kosova renditet e 59, në rang botëror!!
Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kolumbia renditet më mirë, në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!
World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të shtrembër të këtij sistemi. Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon qartë se sundimi autoritar i Edi Ramës është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik” tha ajo.