Lëvizja Bashkë ka shpallur një protestë të re për pensionistët të mërkurën përpara Kryeministrisë. Në një video-mesazh, disa pensionistë ftojnë qytetarët të marrin pjesë masivisht.
Kjo është protesta e dytë e organizuar nga Lëvizja Bashkë për këtë kategori. Qeveria, e shqetësuar nga zemërimi i pensionistëve, ka dërguar ministra dhe deputetë për të qetësuar situatën, duke premtuar rritje pensionesh pas luftës ndaj informalitetit në deklarimin e pagave.