-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qasje e drejtë për pensionistët, jo fushata politike

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si një fushatë të qeverisë për pensionistët, duke e quajtur një “show” të orkestruar nga mazhoranca socialiste. Ajo theksoi në një postim në rrjetet sociale se 780,000 pensionistë po përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti buxhetor është krejtësisht ndryshe.

Tabaku e kritikoi qeverinë për ndarjen e buxhetit, duke thënë se ajo i dha 73 milionë euro më shumë koncesioneve, ndërsa pensionistëve iu ndanë vetëm pesë herë më pak se sa oligarkëve.

Ajo bëri thirrje për një qasje më të drejtë ndaj pensionistëve, duke theksuar se politikanët duhet të flasin me vepra dhe jo me fjalë boshe.

“Përmallimet e ministreshave e deputetëve për pensionistët janë thjesht show i radhës i cirkut lëvizës që me telekomandë u urdhërua që 780,000 pensionistë duhen takuar. Politikanët flasin me akte dhe e vërteta është komplet ndryshe. Qeveria socialiste e ndryshoi buxhetin në shtator 2024 dhe u dha 73 mln euro PPP-ve më shumë sesa në fillim të vitit. Rishikuan buxhetin dhe i dhanë pensionistëve 5 herë më pak se sa oligarkëve. Qeveria e pakicës”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit