Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë detaje pas tërmetit me magnitudë 3.8, që u regjistrua më 25 tetor 2024, në orën 19:32, me epiqendër në fshatin Kuman, Bashkia Fier. Tërmeti ndodhi në thellësi prej 15 km.
Sipas raportimeve, deri tani nuk ka pasur probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Mbrojtja Civile po vazhdojnë monitorimin e situatës për çdo zhvillim të mëtejshëm.