-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

El Clasico, sonte qendra e universit

Kryesoret

Sonte në orën 21:00 luhet dueli Real Madrid-Barcelona. El Clasico është sërish në qendër të universit pas disa vitesh në të cilat dueli i madh i futbollit botëror kishte humbur shkëlqimin.

Përgjegjës ishte Barcelona, ​​e cila ra në ferr pas largimit të Leo Messit dhe që ka marrë më shumë kohë për t’u rikthyer. Hansi Flick ka rikuperuar shkëlqimin dhe ka rikthyer madhështinë në Classico. Reali është gati.

Trajneri i Real Madrid Ancelotti para ndeshjes kishte disa përgjigje. “Yamal? Në të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm! Barcelonën e respektojmë. Ka ndryshuar filozofi dhe luan në mënyrë më direkte.

Frikë?! Nuk ka asgjë që të më mbajë zgjuar natën. Barça po bën mirë, por në El Clasico nuk ka favoritë! Mbappe? Ai është përballur disa herë me Barcelonën dhe e di se çfarë duhet të bëjë.

Mungesa e golave nga Bellingham? S’ka asnjë arsye për panik. Vinicius? Fituesi i ardhshëm i Topit të Artë është lojtar i përulur, si në ditën e parë që e kam njohur” tha ai.

Trajneri i Barcelonës, Flick u shpreh “kam besim tek skuadra, tek të gjithë lojtarët. Ata po bëjnë një punë gjeniale. Forca jonë është grupi. Nuk do të ndryshojmë asgjë. Real Madrid do të jetë gati për këtë ndeshje, edhe ne gjithashtu” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit