Kryeministri Edi Rama në takim është pyetur nga emigrantët shqiptar se kur do të hapet linja Nju Jork-Tiranë.
Rama tha se aeroporti ka nisur negociatat me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte.
“Ju e dini se Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritjen më të madhe në Europë dhe aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte Nju Jork-Tiranë. Nuk e di kur do të përfundojë kjo negociatë”, tha Rama.