Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti ka denoncuar rritjen e çmimit të bukës që prej 1 nëntorit. Teliti shprehet që nga 1 nëntori çmimi i bukës do të rritet me rreth 200 lekë të vjetra.
“Ti themi “faleminderit” Qeverisë dhe ERE-s që kanë vendosur fashat e reja të cmimeve të rritura të energjisë për furrat e bukës. Kjo kosto shtesë do të shkarkohet totalisht te cmimi i bukës, duke filluar që nga buka masive që konsumojnë shtresat me të ardhura të ulta, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe ato me persona me aftësi të kufizuara.”, tha Teliti.
Ai shprehet që kaq e pati dhe indeksimi i pensioneve, pasi me një dorë e dha qeveria me tjetrën e mori.
“Kjo pra është “dora e ngrohtë” e qeverisë, dora që të zhyt gjithnjë e më shumë në vorbullën e varfërisë! Ndaj ngrihuni e reagoni #29tetor, #osotokurrë”, thotë Teliti.